Pas miratimit të ligjit të përdorimit të gjuhëve, deputeti i BDI-së Artan Grubi u paraqit në një pres- konferencë nga e cila falënderoj të gjithë ata deputet që votuan “pro” ligjit po ashtu edhe ata që nuk votuan “kundër” të njëjtit. Grubi tha se pret që VMRO të përkrah ligjin dhe fton Ivanovin që ta nënshkruan të njëjtën.
“Pas disa viteve të nënshkrimit të Marrëveshjes paqësore së Ohrit e njëjta u rrumbullakosua plotësisht, kjo është një ditë e rëndësishme i uroj të gjithë qytetarët po edhe të gjithë deputetët që votuan po edhe atyre që nuk kundërshtuan fundja ligji kaloj pa asnjë votë kundër”, deklaroi Grubi.
Ai pret që opozita maqedonase, VMRO të mbështet këtë marrëveshje sepse thotë se të njëjtit janë nënshkrues të M.O-së. Dhe pret që ata të përmbajnë këtë ligj që sjell shumë të mira për Maqedoninë dhe marrëdhëniet ndëretnike.
“Ftoj që Ivanov të nënshkruaj ligjin dhe të mos merr ndonjë iniciativë kundër relaksimit të marrëdhënieve të dy etnikumeve më të mëdha. Nëse Ivanov nuk e nënshkruan aj do të dal kundër M.O-së por ligji do të kthehet në Kuvend”, tha Grubi
Sa i përket lëvizjes BESA, Grubi nuk deshi të komentoj për çështjet e brendshme të sajë përderisa ata të merren vesh në kongresin e tyre, dhe të kuptohet një herë e mirë se kush është kryetar i saj.
M.I
Almakos.com