Pasi ish zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi hyri në listën e zezë amerikane për korrupsion dhe ndikim në gjyqësor, lideri i partisë, Ali Ahmeti tha se Grubi do të tërhiqet nga të gjitha funksionet partiake në Bashkimin Demokratik për Integrim.
Ahmeti tutje tha se Grubi do ta ankiomojë këtë akuzë që i është bërë, por duke bërë me dije se Bashkimi Demokratik për Integrim e respekton çdo vendim të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Këto të gjitha Ahmeti i tha pas përfundimit të fjalimit para Gjykatës Kushtetuese ku pritej që të merrej një vendim për abrogimin e disa neneve të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, që kishin të bëjnë me gjuhën shqipe. Por seanca u shty në afat të pacaktuar!