Sot në Parlamentin Evropian në Bruksel, Deputeti Artan Grubi, kryetar i komisionit për çështje evropiane, takoi edhe EuroDeputetin z. Eduard Kukan, pjesë e treshës negociatore të marrëveshjes politike.
Grubi foli në detaje për zhvillimet aktuale politike në vend, koalicionin qeverisës, reformat, proceset integruese.
Duke folur për përpjekjet e Qeverisë, dhe duke u bazuar në deklaratat e drejtuesve të Bashkimit Evropian, Grubi theksoi pritjen që viti 2018 do t’i takojë tërësisht proceseve integruese të vendeve të Ballkanit Perendimor në Bashkimin Evropian.
Për ta lehtësuar këtë proces, ne si shumicë parlamentare, jemi tërësisht të përkushtuar për ti realizuar të gjitha pritjet e Brukselit dhe presim përkushtim të njejtë edhe nga miqtë tanë në Bruksel.
Kukan shprehu mbështetje të plotë për aspiratat tona dhe u zotua që ta ndihmon ecurinë tonë drejt marrjes së datës për fillim të negociatave.