Ka deklaratë të përbashkët, shkuam në Tiranë për marrëveshjen që u prodhua në Shkup. Nuk është platformë por është Deklaratë e përbashkët. Ne kërkonim unifikimin e partive opozitare shqiptare, që të humbet fundja BDI dhe jo votat e shqiptarëve, ka thënë deputeti i BDI-së Artan Grubi në vijim të debatit në Click plus në TV21.
“Nuk ka parti që ka fituar radhazi gjitha ciklet zgjedhore siç ka qenë BDI. BDI e ka delegimin e sovranit për të udhëheq ato institucione apo zbatuar gjithë këtë. Në qfotë se mund të bëjnë më mirë se BDI, ja gara është e hapur, ofroni program dhe platformë më të mirë”, ka thënë Grubi nga BDI.
Sipas tij, ka marrëveshje mbi draft -ligjin për përdorimin e shqipes dhe gjitha pikat e Deklaratës së përbashkët që u përpilua në Shkup dhe u nënshkrua në Tiranë.