Deputeti i BDI-së Artan Grubi ka thënë se e sheh si të vështirë procesin e rikthimit të bisedimeve me VMRO-DPMNE-në.
“LSDM është e koncentruar më shumë tek forma për arsye të mbledhjes së nënshkrimeve, dhe kjo vetëm se afatizon për të arritur një marrëveshje, tani kemi situautën për të arritur tek një platformë serioze. Kjo platformë i ndihmon kohezionit shoqëror dhe shëndetit të vendit. Duhet të përkujdesemi për çështjet tona etnike dhe plaftormën shqiptare.
Jam i bindur se edhe s.Sela dhe z.Kasami do i përmbahen fjalës së dhënë para kryeminsitrit Rama dhe të përkrahim këtë platformë që do qeverisin. Ne jemi distancuar nga VMRO-ja, ne paguam mjaft koston për stabilitetin dhe sigurinë dhe këtu duhet të tregojnë përgjegjësi edhe dy partitë maqedonase”, ka thënë Grubi në emisionin 200 në Alsat-M.
“Partneriteti jonë strategjik që nga 2001 është bërë me Uashingtonin që është Xhes Bejli në Shkup dhe Brukselin që është Samuel Zhbogar në Shkup, pra me këto ndërtojmë partneritet dhe arrijmë të synojmë barabarësi për të gjithë”, ka thënë Grubi.