Deputeti Artan Grubi, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ka takuar në Bruksel eurodeputetin gjerman, Knut Flenkeshtajn, me ç’rast u diskutua për situatën në Maqedoni dhe perspektivën evropiane të vendit dhe rajonit. Deputeti Grubi, thuhet në kumtesën e Komisionit për çështje evropaine, e njoftoi eurodeputetin Flenkeshtajn rreth realizimit të obligimeve vendore, siç janë ligjet për dëshmitar të mbrojtur, verifikim të fakteve, këshillin gjyqësor, zgjedhjen e kryeprokurorit, etj. Mbështetja e eurodeputetëve është shumë e nevojshme, jo vetëm në institucionet evropiane, por edhe në vendet e tyre ame, anëtare të BE dhe pikërisht këtë Grubi e kërkoi nga Flenkeshtajn. Grubi e ftoi bashkëbiseduesin ta vizitojë Shkupin në muajin shkurt për konferencën e komisioneve evropiane nga parlamentet e vendeve të rajonit.
Data 20.08.2025
Aktuale
- Bujar Osmani i prezantoi propozim-masat për ruajtjen dhe zhvillimin e zejtarisë
- Kërcënimi me jetë i botuesit të “News24” dhe “Panorama Group”, reagon Sali Berisha: Një akt terrorizmi shtetëror
- Një ndjekje emocionuese: Helikopteri i policisë ndjek motoçikletën e vjedhur në Angli
- “Shqiptarët duhet të lëvizin, t’i dalin vendit për zot”- A do shkojë vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme? Ja si përgjigjet Tritan Shehu
- Autobusi me pasagjerë nga Kosova përplaset me kamionin në Gjermani, raportohet për 30 të lënduar
- OKH Merhamet fillon javën e Palestinës në kuadër të Shkollës Verore
- Shtëpia e Bardhë hyn në botën e TikTok-ut: Çfarë do të thotë kjo për politikën amerikane?
- Të shtunën fillon mbikëqyrja njëzetditore e Listës zgjedhore për zgjedhjet lokale