Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka folur në Rubikon për ngjarjen tragjike që ndodhi në Bullgari ku mbetën të vdekur 45 persona.Ai tha se kufomat janë tërësisht të djegura dhe identifikimi i tyre është i vështirë, por se do ta bëjnë me ADN me familjarët e tyre, njofton Klan Kosova.Grubi tha se janë nisur katër autobusë për Turqi, por i vetmi pa licensë ishte autobusi që u dogj dhe për mungesën e kësaj licence ai thotë se mund të ketë pasë elemente korruptive që u lejua të kalojë tre kufij.“Nuk dua të spekuloj, por ndoshta për tragjedinë e sotme bëhet fjalë edhe për elemente korruptive. Si ka mundësi që një autobus që nuk është pjesë licencën zyrtare të kompanisë të kalojë tre kufij, atë të Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Turqisë, por edhe të rikthehet përsëri? A nuk i kanë bërë kontrollet policia dhe doganat qoftë në Maqedoni, Bullgari dhe Turqi apo bëhet fjalë për ndonjë çështje tjetër? S’dua të spekuloj për momentin dhe duhet të presim hetimin”.Grubi tha se në hetim është përfshirë edhe prokuroria derisa njoftoi se kanë vendosur dialog me autoritetet bullgare për të gjetur shkaqet që çuan në tragjedi.Zëvendëskryeministri tha se në mbledhjen e sotme të Qeverisë kanë hapur debat për atë se çka çoi deri në tragjedi dhe se për këtë kanë autorizuar një hetim të detajuar.
Data 18.05.2024
Aktuale
- Administrativja refuzon kërkesën e Frontit Evropian për Zhelinën, VLEN: Drejtësia fitoi, vullneti i qytetarëve do të shkoj në vend
- Diola lajmërohet nga një dasmë, me këtë vallëzim do ta ‘shkrijë’ Erolldin
- Fondacioni ALSAR dhe Instituti Junus Emre në Prishtinë organizojnë paraqitjen e librit, “Kontributi i Turqisë për Kosovën – Pikëpamja nga Prishtina”
- Dreksler: E rëndësishme është që mos ketë dyshime se qeveria e re respekton marrëveshjet detyruese
- Intervista e Afronës me Bleron në pikëpyetje, ja çfarë po ndodh
- Kryetari i Gjykatës Administrative i hedh poshtë pretendimet se ushtron presion ndaj gjykatësve që vendosin për ankesat e Frontit evropian
- Milani në hallë të madh, klubet angleze hyjnë në garë për yllin e tyre
- Osmani: Qeveri me shqiptarë jolegjitim dhe Qeveri pa shqiptarë është e njejtë