Një grua e ka goditur me sëpatë burrin e saj pas një grindjeje ka njoftuar policia. Rasti ka ndodhur dje në fshatin Draçavicë.
Sipas raporteve fillimisht burri i moshës afër 50-vjeçare ka tentuar që ta qëllojë gruan me revole por si duket ka pasur vështirësi për shkak se vuan nga sëmundja e sheqerit.
Gruaja ka arritur t’ia marrë nga dora revolen dhe më pas ka marrë sëpatën dhe e ka goditur fillimisht me bisht e pastaj e ka therrur në fyt.