Almakos merr vesh se gruaja e ministrit të ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sonte ka lindur një djalë në klinikën Sante Plus. Rrëfimet e suksesshme në Sante Plus janë të shumta, kjo e familjes Bekteshi është më së fundmi.
Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë ministri i cili ndihet i bekuar për këtë gëzim të madh në familje.
“Jam njeriu më i lumtur në botë, Zoti na bekoi për së dyti herë me fëmijë.
Hana u bë me vëlla,unë dhe Yllka me djalë!
Faleminderit Zotit dhe ty Yllka që më ke dhënë titullin më me vlerë, të jem baba.
Mirë se erdhe mes nesh bir!”
Redaksia e Almakos uron familjen Bekteshi për lindjen e djalit.
Almakos.com