Modelja Joana Sanz është rikthyer te Dani Alves pasi futbollisti brazilian doli nga burgu, duke i dhënë fund spekulimeve për divorcin e tyre të mundshëm.
Pas javësh spekulimesh, modelja hodhi poshtë çdo dyshim duke shpërndarë një fotografi në Instagram ku e tregonte duke mbajtur dorën e Alves, duke konfirmuar se ata janë ende bashkë.
Sigurisht, postimi i Sanz në Instagram bëri bujë në rrjetet sociale, me shumë komente nga përdoruesit që nuk e kuptojnë se si ajo mund të vazhdojë me Alves të dënuar për sulm seksual.
Dyshja filluan të takoheshin në vitin 2015 dhe u martuan në vitin 2017.
Alves ka një vajzë, Victoria dhe një djalë, Daniel, nga martesa e tij e mëparshme me Dinor Santana.
Për kujtesë, gjykata në Spanjë dënoi Dani Alves me katër vjet e gjysmë burg në shkurt për një sulm seksual në Barcelonë më 30 dhjetor 2022.
Mirëpo, pasi kishte paguar garancinë prej një milion eurosh, ai u lirua me kusht.