Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mbrëmë ka marrë pjesë në emisionin “Top Story” që udhëhiqet nga ish deputetja e PD-së, Grida Duma.
Ajo që ra në sy është ajo se udhëheqësja e emisionit mbrëmë në shumë raste i lartësoi dhe pranoi të gjitha të arriturat që janë bërë në RMV për të mirën e shqiptarëve nën udhëheqjen e BDI-së dhe Ali Ahmetit.
Në disa raste, Duma ju drejtua Ahmetit me nofkën, “Kingmaker”, person me ndikim të madh politik në skenën politike shqiptare në RMV, nën udhëheqjen e të cilit sipas Dumës kanë buruar shumë ligje dhe vendime për të mirën e shqiptarëve të Maqedonisë.
Rast konkret Duma përmendi edhe kryeministrin e parë shqiptarë, post të cilin pritet që ta merr Talat Xhaferi në 28 janar.
