27 Shkurt
Ministria e Transportit ka ftuar të punësuarit në Hekurudhat e Maqedonisë që të ndërpresin grevën dhe të kthehen në vendet e punës për t’ua dhënë pagat.
Greva tashmë është shkelje e buxhetit dhe shfrytëzim i pabazë i mjeteve. Prandaj i ftoj të punësuarit që të kthehen në vendet e tyre të punës dhe të fillojnë të punojnë. Mjete ka në buxhet dhe të gjitha pagat do të paguhen për ta – deklaroi Vlado Misajlovski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e sindikatën mbeten në qëndrimin se grevistët së pari duhet të marrin pagën e janarit e më pas të kthehen në vendet e punës.
Ne do të protestojmë përderisa nuk na paguhet tërësisht paga e janarit. Nuk biem pre e shantazheve. Pjesën e janarit e kemi punuar – tha Gjorgji Ilijevski, kryetar i Sindikatës së HM Transport
Sot në mëngjes edhe ushtruesi i detytës drejtor Igor Korunovski ka tentuar të gjejë gjuhë të përbashkët me të punësuarit, por siç shprehen nga sindikata ata nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre. Nëse nuk paguhen pagat e mbetura deri nesër, nga e mërkura do të ketë bllokadë të rrugëve të Shkupit. Të punësuarit kërkojnë që drejtori i mëparshëm Nikola Kostov të japë llogari për gjendjen momentale në të cilën gjendet ndërmarrja.

