Greta Thunberg, së bashku me dhjetëra aktivistë mjedisorë, protestuan jashtë Ministrisë së Energjisë në Oslo të hënën, më 27 shkurt, kundër turbinave me erë të ndërtuara në tokat indigjene në Norvegji, raportoi EuroNews/Green.
“Të drejtat e njerëzve indigjenë, të drejtat e njeriut, duhet të shkojnë paralelisht me mbrojtjen e klimës dhe veprimin ndaj klimës. Nuk mund të ndodhë në kurriz të disa njerëzve. Atëherë nuk është kjo një drejtësi klimatike”, tha ajo në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters.
Ndryshe, dy fermat e diskutueshme me erë kanë zënë tokën e përdorur tradicionalisht nga barinjtë indigjenë të drerëve Sami në Norvegjinë qendrore./Lajmi i plotë.