Tejkalimi i suksesshëm i krizës politike dhe përpjekjet aktuale për
zbatim të agjendës refomatore të Qeverisë ofrojnë mundësi unike për përparim, ka porositur sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Tomas Greminger, gjatë vizitë së tij dy ditore në Shkup, që përfundoi dje.
Sekretari i përgjithshëm, siç informojnë nga OSBE, është takuar me presidentin Gjorge Ivanov, kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e punëve të jashtme,
Nikolla Dimitrov, si dhe me përfaqësues të lartë të grupeve parlamentare dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
“Të gjithë pjesëmarrësit duhet të bashkojnë forcat për përforcimin e proceseve demokratike dhe kthimin e besimit në institucionet e vendit, duke vendosur mekanizma efektiv për kontroll”, ka thënë Greminger.
Greminger ka inkurajuar hapa të mëtutjeshëm për ndërtim të shoqërisë kohezive dhe vazhdimin e zbatimit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit. I ka përshëndetur angazhimet për përmirësim të marrëdhënieve fqinjësore, duke përfshirë edhe marrëveshjen e nënshkruar me Bullgarinë.
Gjatë vizitës në Maqedoni, gjatë së cilës u shënuar 25 vjetori i Misionit, Greminger u shoqërua nga kreu i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorja Nina Suomalainen dhe realizoi takime me të punësuarit në Mison.
Data 06.03.2025
Aktuale
- Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë
- Trump sugjeron mundësinë e zgjerimit të afatit për shitjen e TikTok
- DAP: Nuk është e vërtetë se mbi 80 mijë të punësuar ende nuk e kanë marrë pagën e janarit të vitit 2025
- “Denonco krimin zgjedhor!” – SPAK hap portal online për zgjedhjet e 11 majit
- Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania
- VLEN: Për herë të parë në armatë ka 3 gjeneralë shqiptarë!
- Zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi: Përfshirja e grave në vendimmarje, garanci për shoqëri të barabartë
- Bujar mos u mburr me maqedonishten, na trego çfarë bëre për shqipen?