Të enjten dhe të premten do të mbahet takim i ri për emrin në New York. Siç informon Ministria e Punëve të Jashtme, ministri Nikolla Dimitrov më 24 dhe 25 maj në New York do të takohen me kolegun grek Nikos Kocijas, në prezencë të ndërmjetësit Metju Nimic.
Sa i përket propozimit të fundit për emrin “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, mediat greke shkruajnë se ky propozim, i cili u refuzua nga ana e Qeverisë së Ciprasit është i pranueshëm për SHBA-në. Sipas burimeve të “Katimerinit”, kjo i është kumtuar kryeministrit Cipras në bisedën telefonike që ka pasur me zv/presidentin e SHBA-së, Majk Pens.
Për qeverinë e Ciprasit emri i tillë është bazë për diskutim, ndërsa partia opozitare Demokracia e re nuk e përkrah. Madje, kryetari i kësaj partie, Kirijakos Micotakis ka thënë se personalisht është i irrituar me këtë propozim dhe se të njëjtin asnjëherë nuk do ta pranon.
“Le t’i sqarojmë disa çështje për ata që nuk duket se e njohin mirë historinë tonë. Kryengritja Ilinden dhe emri i Ilindenit janë identifikuar me irredentizmin maqedonas. Ai është një emër që është identifikuar me kryengritjen nacionaliste, e cila më pas si parullën qendrore kishte Maqedoninë për maqedonasit dhe formimin e një Maqedonie të Madhe me kryeqytetin e saj në Selanik. Me fjalë të tjera, me të njëjtin emër i cili u diskutua dhe ndoshta ende për të flet Cipras, është mishërim i irredentizmit”, ka deklaruar Kirijakos Micotakis, kryetar i Demokracisë së Re.
Kryetari i partisë konservatore greke edhe një herë ka përmendur pozicionet e Demokracisë së Re për “erga omnes” dhe revizion kushtetues si parakusht për çdo zgjidhje. /shenja/