Derisa zhvillohej konferenca e Sigurisë në Munih ky ishin pjesëmarrës përfaqësues të shumë shteteve, dhjetra grek kanë protestuar në shenjë revolte për marrëveshjen e arritur ndërmjetë Greqisë dhe Maqedonisë së veriut.
Grekët kanë kërkuar që të rishikohet marrëveshja pasi sipas tyre Maqedonia e Veriut ka vjedhur historinë greke.
Zoran Zaev dhe delegacioni qeveritar në takimet dypalëshe kanë marrë mbështetje të fuqishme dhe perspektiva të hapura për Republikën e Maqedonisë, kumtoi pres shërbimi qeveritar.
Kryeministri Zaev, i cili është i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe ministri i Nikolla Dimitrov, paradite patën takim me senatorin amerikan Xhejms Rish, i cili njëherit është edhe kryesues me Komitetin për Punë të Jashtme në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


