13 Janar 2019 / 15:21
Partneri i koalicionit qeveritar grek Panos Kamenos nga partia Grekët e Pavarur ka lëshuar Qeverinë e Ciprasit për shkak të mos pajtimeve mbi marrëveshjen e Prespës me kryeministrin Aleksis Cipras. Dorëheqja e “Grekëve të pavarur” erdhi pas takimit gjysmë orësh të paradites që pati përfaqësuesi i kësaj partie dhe kryeministri Cipras me të cilin u takuan për t’u merr vesh rreth ratifikimit të marrëveshjes së Prespës në parlamentin Grek.
U takova me kryeministrin. Patëm diskutim relativisht të gjatë. Bashkëpunuam gjatë pothuajse katër viteve të kaluara në Qeveri për bashkim nacional. Arritëm ta heqim vendin nga memorandumet. Qëllimi i parë u arrit. Pas çështjes për Maqedoninë, nuk do të lejoj të mos e viktimizoj pozitën. E falënderova kryeministrin. Për arsye nacionale, ky bashkëpunim nuk mund të vazhdojë. Anel e lëshon qeverinë”- tha Pannos Kamenos, Grekët e Pavarur.
Pas dorëheqjes së Kamenosit nga koalicioni qeveritar, kryeministri Cipras deklaroi se do të kërkojë votëbesimin e Qeverisë. Gjatë deklaratës së tij për mediat, Cipras ka thënë se Kamenos ka kërkuar dorëheqje nga pozita e ministrit të mbrojtjes, ndërsa ai e ka pranuar dorëheqjen.
E kam pranuar dorëheqjen e Ministrit të Mbrojtjes. Unë e kam bërë të qartë me qëndrimin tim se qëllimi im themelor pas largimit nga memorandumi është rivendosja e rolit dhe pozitës në nivel ndërkombëtar. Për të rimarrë rolin udhëheqës në Ballkan, për të siguruar që nëpërmjet aleancave vendi të jetë një shtyllë stabiliteti dhe sigurie. Për mua ky është qëllim kombëtar”- pohoi Aleksis Cipras, kryeministër i Greqisë.
Partia e Kamenosit në vazhdimësi ka kundërshtuar Marrëveshjen e Prespës me lejimin e përdorimit të termit “Maqedoni”, ndërkaq kishte paralajmëruar se nuk do të votojë ratifikimin e marrëveshjes për ndryshimin e emrit. Mediat greke njoftojnë se seanca për votimin e besimit mund të caktohet për të martën dhe do të zgjasë deri të enjten në mesnatë.
Vjollca Aliti
Loading…


