Tridhjetë e tre për qind të ndërmarrjeve në Maqedoni i udhëheqin gratë, përqindja e grave në bordet drejtuese është e vogël, ndërsa gjithashtu, i vogël është edhe përfaqësimi i grave në funksionet e drejtorëve në ndërmarrje të cilët renditen në Bursa. Të dhënat nga Regjistri Qendror i Maqedonisë, tregojnë se numri i grave sipërmarrëse në Maqedoni arrin rreth 33 për qind nga numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve të regjistruara, pastaj gruaja është pronare e të paktën 51 për qind e ndërmarrjes dhe është drejtuese e saj.
Nga Agjencia “Marili” theksojnë se në Maqedoni, edhe pse nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e grave në pozitat menaxhuese, sipas disa njohurive jo të plota, gjendja është larg nën mesataren evropiane. Edhe pse një e treta e ndërmarrjeve në vend janë të themeluara prej grave dhe zyrtarisht gratë janë emëruar në pozitën më të lartë udhëheqëse, në praktikë aspak nuk është kështu.
Në BE objektiv është deri në vitin 2020 gratë të përfaqësohen në bordet mbikëqyrëse dhe drejtuese në ndërmarrjet me 40 për qind.
Në vend të dhënat orientojnë në atë se madje 45 për qind e ndërmarrjeve nuk kanë gra në bordet drejtuese, ndërsa në kompanitë e tjera pjesëmarrja e tyre është ndryshe dhe lëviz prej dy deri 21 për qind.
Gjendja megjithatë, me menaxheret në ndërmarrje, siç renditen në bursë tregojnë se atje janë të përfaqësuara me 3.86 për qind. Prej 102 ndërmarrjeve që paraqiten në bursën e Maqedonisë në vetëm katër prej tyre janë në pozitat më të larta udhëheqëse.
Nga “Marili” vlerësojnë se përforcimi ekonomik i grave drejtpërdrejt ndikon ndaj uljes së pabarazisë gjinore në biznes.
Data 25.02.2025
Aktuale
- Hetimi amerikan: Si Soros ndërhyri me dollarët e USAID në Shqipëri dhe kundër VMRO DPMNE në Maqedoni
- Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Amer Kapetanoviq, takon në Shkup zyrtarët më të lartë shtetëror
- Me investim prej mbi një miliard euro në energjetikë në vend hyn grupacioni turk “Kazançi Hollding”
- Zulohet identiteti i gruas së dytë të Feros – ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën
- Fitorja e CDU/CSU në Gjermani, diplomati Nesho: Kancelar që do sjellë koalicion të qëndrueshëm, një person vizionar
- Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti takohet me eurodeputetin Thomas Waitz
- Presidentja Siljanovska – Davkova u takua me përfaqësues të FMN-së
- Ali Ahmeti takoi eurodeputetin Thomas Waitz