Njëzet organizata civile prej 27 komunave kanë marrë grante në lartësi të përgjithshme prej 80 mijë euro për realizimin e projekteve të tyre në fusha të ndryshme.
Grantet janë marrë në suaza të “Aktivizo” Programi për grante të vogla që e zbaton Fondacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – PREDA Plus në bashkëpunim me partnerin gjerman Arbeiter-Samariter-Bund.
Organizatat civile do të duhet t’i zbatojnë projektet me të cilat kanë aplikuar për marrjen e granteve në tetë deri në dhjetë muajt e ardhshëm.
“Qëllimi kryesor i projektit është që këto organizata civile të jenë partner i sektorit publik qoftë kjo të jetë në nivel lokal apo në nivel kombëtar. Shpresojmë se pas kësaj do të kemi 20 organizata civile më të forta”, deklaroi Mariana Milevska, drejtoresha e Fondacionit PREDA Plus.
Projekti do të zgjasë deri në maj të vitit 2019, ndërsa është planifikuar që pesë organizata civile të dërgohen në punë praktike në Bashkimin Evropian