Katër persona të panjohur të maskuar me kërcënime dhe me armë mbrëmë rreth orës 20:00 kanë hyrë në shtëpinë e B.S. (24) në rrugën “Mendelieva” në Shkup.
Siç informon sot MPB-ja, vjedhësit e kanë lidhur B.S. e kanë goditur me armë në kokë, pas çka kanë bërë bastisje nëpër shtëpi. Para nëpunësve policorë B.S. ka deklaruar se nuk mund të thotë çka i është vjedhur.
SPB Shkup merr masa për gjetjen e autorëve dhe për zbardhjen e plotë të rastit.