Kryeministri Hritijan Mickoski tha se pret që gjatë javës tjetër të ulet me partnerët e koalicionit dhe të caktojë emrat e personave që do të ushtrojnë detyrën e kryetarit të komunës në katër komuna, respektivisht në Gostivar, Vrapçishtë, Qendër Zhupë dhe Mavrovë dhe Rostushë, pas zgjedhjeve të pasuksesshme, përcjell TV21. Mickoski tha se pas njoftimit nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për mbarim të zgjedhjeve, qeveria ka afat 15 ditë që të caktojë ushtrues detyre në komunat ku nuk kishte census dhe ku dështuan zgjedhjet.
“Fillimisht duhet zyrtarisht KSHZ t’i përfundojë zgjedhjet, ta informojë qeverinë. Kjo pres të ndodhë javën tjetër. Dhe më pas qeveria ka afat 15 ditë të veprojë për këtë, pastaj ta informojë KSHZ-në dhe Kuvendin, që Kuvendi në afat të 60 ditëve të mbajë zgjedhje të reja në këto komuna ku ishin të pasuksesshme, dhe atëherë nuk ka më kusht censusi, ai censusi për dalje. Kështu që unë pres që gjatë javës së ardhshme kur t’i marrim të ulemi me partnerët e koalicionit dhe të propozojmë emrat që do të jenë të dërguarit e qeverisë në ata komuna ku nuk kishin sukses zgjedhjet”, tha Mickoski.
Data 07.11.2025
Aktuale
- ZirafaMall – Platforma që po transformon blerjet online në Maqedoninë e Veriut!
- Mexhiti pret në Çair ish-kryetarin e Bursës, Rexhep Altepe
- Zbardhet dosja e Astrit Isufit, ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e bajramit
- Tentuan të hynin në Shqipëri me lëndë narkotike dhe fishekë gjuetie, arrestohen dy persona në doganën e Kakavijës
- Gashi takon delegacionin suedez për bashkëpunim dhe integrim evropian
- SPAK përfundon hetimet dhe çon në gjykatë tre persona për korrupsion zgjedhor në favor të PS në Kurbin (EMRAT)
- (VIDEO) Mickoski: Nuk kemi diskutuar për zëvendësuesin e Mexhitit
- Gostivari, me u.d. kryetarë, të caktuar nga qeveria


