Vetëqeverisja Lokale e Gostivarit iu bashkua fushatës “Ti je një luledielli”, me të cilën grumbullohen mjete për t’i ndihmuar fëmijët e hospitalizuar në Klinikën për
Radioterapi dhe Onkologji në Shkup. Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari bleu fanelle për administratorët komunalë, duke përkrahur kështu këtë nismë dhe duke inkurajuar qytetarët e Gostivarit që edhe ata të kontribuojnë në këtë drejtim.
Prezantuesja e njohur shqiptare dhe kryetare e Fondacionit për grumbullimin e mjeteve, Albana Osmani, udhëheqëse e fushatës senzibilizuese e cila tha se është e kënaqur me rrjedhën e kësaj fushate në Maqedoni dhe se është shumë e lumtur që në stafin e saj ka edhe një person nga Gostivari.
“Jam krenarе që Gostivari bëhet pjesë e kësaj fushate senzibilizuese dhe ftoj qytetarët e Gostivarit në përgjithësi dhe biznesmenët në veçanti, që t’i bashkëngjiten kësaj nisme. Uroj që kjo iniciativë të ketë sukses dhe së shpejti ky mision të shtrihet edhe në Gostivar dhe në Maqedoni dhe t’u ndihmohet fëmijëve që vuajnë nga sëmundjet e gjakut. I dimë kushtet shumë të dobëta në të cilat trajtohen fëmijët me sëmundje të këtij lloji, si në vendin tonë ashtu edhe në shtetet e rajonit, andaj mendoj se ky mision duhet të përkrahet dhe të zgjerohet që këtyre fëmijëve tu mundësohet një trajtim adekuat mjekësor”, theksoi Osmani.
Ajo shtoi se “do të përpiqemi të bëjmë gjithçka nga ana njerëzore, ndërsa pjesa tjetër le të mbetet në duart e Zotit”. “Do të ftoja qytetarët e Gostivarit të porosisin nga një bluzë dhe të kontribuojnë për të ndihmuar këta fëmijë. Kontributi juaj do të shkojë qind për qind për këta fëmijë”, theksoi Albana Osmani.
Bluza të fushatës senzibilizuese “Ti je një luledielli” mund të porositen në zyrën e Agram Construction në Gostivar
Data 27.08.2025
Aktuale
- 12 zjarre ende aktive në vend
- Policia aksion në Shkozet të Durrësit, raportohet për disa të arrestuar
- MASH: Tekste shkollore për të gjithë nxënësit në fillim të vitit të ri shkollor
- Zbardhen emrat e të arrestuarve në aksionin e SPAK, inspektorët e IMT u kapën në lokalin e ish-deputetit Mark Frroku! Kush janë zyrtarët e shpallur në kërkim
- Ndalimi i telefonave në shkolla: Një hap radikal për të luftuar varësinë në Kore të Jugut
- SPAK dhe Policia aksion për goditjen e korrupsionit në ndërtim, arrestohen 2 punonjës të IMT-së! 2 të tjerë në kërkim
- VMRO i kërkon Osmanit të japë llogari për Samitin e OSBE-së në vend të statuseve që nxisin përçarje
- Bashkim Bakiu: Shkupi nuk është vetëm Qendra e Karposhi por është Çairi, Saraji, Buteli, Gazi Baba