Ekipi i kandidatit të pavarur për Gostivarin Visar Ademi, doli para mediave me 5 zotime se do të pastrojnë administratën e korruptuar bashkë me pastrimin e mbeturinave dhe heqjen e nepotizmit bashkë me heqjen e qenve endacakë, përcjell TV21. Kandidati Ademi tha se prioritet ka ringjalljen e ekonomisë duke shfrytëzuar pasuritë natyrore të maleve dhe burimet e ujit. Theksin e vendos tek krijimi i kushteve të volitshme për rikthimin e diasporës për të investuar në Gostivar.
“Dua vetëm të them që këto 5 premtimet tona që janë në emrin tim dhe të ekipit tonë këtu bashkë që jemi, i thamë, u zotuam dhe do të kthehen në betim. Në gjuhën shqipe Lirim Lutfiu, maqedonisht e tha Frymëzim Dauti, në turqisht Fjolla Jakupi-Osmani. Ky është vetëm një ekip i vogël që shihni sot por ka zemër të madhe dhe ka mendje të hapur dhe shpresojmë që nëntori do të shikojmë një administratë dhe një qeverisje ndryshe”, u shpreh Visar Ademi, Kandidat I Pavarur Për Kryetar Të Gostivarit.
Data 01.02.2026
Aktuale
- BDI: Nënkryetari Bujar Osmani për vizitë zyrtare në Uashington
- VIDEO/ Shembja e masivit të gurëve në aksin Librazhd-Qafë Thanë bllokon ambulancën, i sëmuri transportohet me barelë në këmbë
- FOTO/ Shembet masivi i gurëve në rrugën Librazhd–Prrenjas, bllokohet qarkullimi i automjeteve! Policia apel: Shmangi lëvizjen
- 5 ton marihuanë kontrabandohen nga një fabrikë mjekësore e Maqedonisë drejt Serbisë
- Arrestohen 4 veta, kapet kokainë dhe armë në Çegran të Gostivarit
- VLEN: “Safe City” hyn në fuqi sot, mbrojtje për jetën dhe vendi i merituar për shqipen
- BIRN: Kolapsi i “Self-Care” krijon ngërç ekonomik dhe ligjor për bizneset dhe profesionistët e lirë
- Toshkovski shpjegon tolerancën e “Safe City”, ja kur do gjobiteni dhe kur jo


