Autorë të panjohur deri ë tani për policinë kanë thyer shtëpinë e gostivarasit F.J(45)me ç ‘rast kanë I kanë marrë disa stoli ari, e cila kap vlerën e 3.000 eurove.
Sipas SPB Tetovë vjedhja është kryer mbrëmë, në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar brenda orëve, 11-30 apo 23-30. Autorët pasi me dhunë kanë hapur dritaren në katin përdhese kanë hyrë brenda nga ku edhe kanë kontrolluar gjitha hapësirat e shtëpisë, duke filluar nga dhoma e fjetjes nga e cila kanë arritur të marrin disa stoli ari (gjerdan, unazë, vathë), dhe disa stoli tjera me vlerë që më pas të lëshojnë shtëpinë.
Sipas informatave të para stolia e vjedhur kap vlerën e 180.000 denarësh kurse dëmi material i shkaktuar kap shifrën e 20.000 denarësh në total. Nga policia informojnë se janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit.