Pjesëtarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë- Stacioni policorë Gostivar, dje rreth orës 19.00, kanë privuar nga liria 24-vjeçarin A.S. nga Gostivari, dhe 28-vjeçarin Z.Z. nga fshati Sërmnovë.
Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre, është gjetur marihuanë, e cila është marrë për ekspertizë, deri sa dy personat janë mbajtur në Stacionin policor Gostivar, për procedurë të mëtutjeshme.

