Hetuesja kryesore për rastin “Monstra” ka qenë Gordana Geshovska së bashku me katër prokurorë të tjerë, përfshirë edhe një prokurorë shqiptarë.
Gjithçka në lidhje me rastin “Monstra” ishte bërë sipas ligjit dhe në bazë të dëshmive”, thonë prokurorja Gordana Geshkovska.
Geshkovska nuk ka dashur ta komentojë kërkesën e Prokurorisë për shfuqizimin e akuzave të Gjykatës Penale dhe të Apelit dhe për kthimin e rastit “Monstra” në rigjykim, duke shtuar se për atë duhet të vendos Gjykata Supreme, e cila e ka fjalën përfundimtare.
Aktakuza e ngritur prej pesë faqeve ngarkon për vepër terrorizëm dhe vrasjen e kryer Alil Demirin, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Rami Sejdini si dhe Haki Haziri për ndihmën e dhënë gjatë kryerjes së aktit të vrasjes. Vrasja e pesëfishtë në Smilkovc ndodhi më 12 prill 2012 në liqenin pranë fshatit Smilkovc të Shkupit, ku u vranë katër të rinj maqedonas dhe një peshkatar. Pas kësaj vrasje, MPB më 1 maj ndërmorri operacionin “Monstra”, ku arrestoi dhjetëra veta, të gjithë shqiptarë, përfshirë gra dhe të moshuara, duke i akuzuar për kryerjen e vrasjes dhe përfshirjen në të./Almakos

