Parlamenti sot ka pranuar vendimin me të cilin propozohet që ish drejtori i Drejtorisë për të ardhurat publike Goran Trajkovski të emërohet për Drejtor në Drejtorinë për mbrojtjen e të dhënave personale, transmeton Zhurnal.mk
Deputetët e opozitës kishin qenë kundër sepse ashtu si kanë thënë Trajkovski vendoset në këtë pozitë si shpërblim pasiqë me vite ka qenë i besueshëm i pushtetit derisa shumica parlamentare ka vlerësuar se bëhet fjalë për një personalitet profesional dhe angazhimi i tij do ndihmojë në ngritjen e këtij institucioni.