Bordi i Telekomit të Maqedonisë e emëroi Goran Trajanovskin, Drejtor operativ të kompanisë. Trajanovski, i cili është kuadër i LSDM-së, do ta marrë funksionin që nga 15 dhjetori. Ai ishte këshilltar për telekomunikim dhe informatikë në Ministrinë e Brendshme në periudhën derisa Oliver Spasovski shërbeu si ministër teknik. Në bordin e Telekomit nga janari hyn edhe avokati Mirosllav Vujiç edhe ai nga LSDM-ja. Në shtator, me propozimin e Qeverisë, në Bordin e Drejtorëve u zgjodhën edhe Zamir Mehmeti, vëllai i ish-deputetes Ermira Mehmeti dhe Divna Eftimovska.
Data 17.08.2025
Aktuale
- Tragjedia e një takimi virtual: Burri ndërron jetë përballë një chatbot
- Thaçi: PDSH nuk merr pjesë në zgjedhjet lokale
- (VIDEO) LSDM dhe VMRO vazhdojnë për përplasjen për Erasmus+
- Prof. Metin Izeti: Demokracia liberale në krizë dhe kërkimi për zgjidhje: A është përgjigjja tradita?
- Horizontet e pasigurta: E ardhmja e fesë në botën e shekullit XXI
- Pritje të gjata në Merdar: Çfarë po ndodh me daljet nga Kosova?
- Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Paraqiten në gjykatë nën masa të rrepta sigurie të arrestuarit, mes tyre edhe autori Enedio Guri
- EMRI/ Plagosi me sende të forta një person në Durrës, arrestohet 25-vjeçari