Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkët pranë Qeverisë ka nënshkruar marrëveshje me “Mak Auto Star” në vlerë prej 53.000 euro për blerjen e gomave për makinat e blinduara që i posedon.
Mes tyre është edhe “Mercedesi” i famshëm prej 600 mijë euro të cilën e ka blerë qeveria e Nikolla Gruevskit, për të cilin është dënuar me dy vite burg.
Qeveria disa herë paralajmëroi se do të shesë këtë makinë me çmim më të lirë.
Përpos makinave të blinduara, qeveria do të ndërroj gomat edhe të makinave standarde për të cilën do të paguhen 115.000 euro.
/SHENJA/


