Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në fshatin Studenicë të Istogut, ka arrestuar një të dyshuar për tentim vrasje.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari pas një mosmarrëveshjeje e ka goditur me shufër hekuri në kokë.
“Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe në vendit ngjarjes, aty është kuptuar se deri sa i dyshuari kishte shkuar te shtëpia e viktimës dhe pas një mosmarrëveshje që kishin, i dyshuari e godet viktimën në kokë me mjet të fortë (shufër hekuri), duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.
Viktima thuhet se është dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë, e më pas për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK-Prishtinë për trajtim mjekësor.
“I dyshuari është arrestuar nga njësitet relevante të Stacionit Policor në Istog, dhe i njëjti pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet tutje nga njoftimi i PK-së.