Të paktën 20 persona, në mesin e të cilëve edhe 6 shqiptarë janë arrestuar gjatë një super operacioni në Greqi, që merreshin me falsifikimin e pasaportave. Arrestimi është kryer në sajë të ndërhyrjes së Europolit, ku janë zbuluar laboratorë të falsifikimit të pasaportave.
Personat në fjalë pajisnin emigrantët me pasaporta false drejt vendeve të BE-së. Sipas mediave fqinje, rrjeti ka vepruar për të paktën tre vjet, duke i pajisur “klientët” me pasaporta të falsifikuara, kryesisht franceze, gjermane dhe spanjolle.
Ata largoheshin nga Greqia nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar të Athinës, atij të Selanikut si dhe nga qytete të tjera të vendit. Destinacioni i tyre kryesor ishte Britania e Madhe.
Autoritetet greke janë shprehur se falsifikimi i pasaportave ishte i përkrye dhe ishte mjaft e vështirë që të dalloheshin dhe kjo vështirësonte punën për t’i zbuluat. Mendohet se ky grup kaleshuar me qindra dokumente të tilla.