Një tjetër rast shqetësues është raportuar në Gostivar, ku një i mitur është goditur nga automjet dhe shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes.
“I mituri është goditur në afërsi të shkollës dhe është dërguar me lëndime të rënda në qendrën medicinale”, thuhet në raport.
Policia po punon për identifikimin e shoferit.FD


