VMRO-DPMNE është partia e parë në Evropë me kryetar nderi – kriminel në arrati dhe Mickoski në vend se të fshihet pas mediave sociale dhe pas reagimeve konfuze, t’u përgjigjet qytetarëve, kërkon LSDM-ja nga kryetari aktual i VMRO-DPMNE-së pas arratisë së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në Hungari.
“Cili ka qenë qëllimi i vizitave të Mickoskit në Beograd dhe Budapest, para arratisjes së Gruevskit? Me kë është takuar dhe çfarë ka bërë?Bisedimet e Gruevskit për “momentet personale”, “të ardhmen e tij” dhe “temën e përbashkët”, siç thotë Mickoski në një intervistë gjegjësisht a janë biseda për arratinë e Gruevskit?”, janë pyetjet për të cilat kërkon përgjigje LSDM nga Mickoski.
Mbrojtja e krimit të Nikolla Gruevskit, shtojnë më tej, si edhe shmangia e përgjigjeve për këto pyetje, i përforcojnë dyshimet se udhëheqësia antiperëndimore e VMRO-DPMNE-së dhe ushtarit Mickoski lidhen me arratinë e Gruevskit.
Përmes hetimeve të hapura , thuhet në më tej në kumtesën e partisë në pushtet, për arratinë e siç thonë, kriminelit Gruevski, të gjithë bashkëpjesëmarrësit duhet të gjenden dhe të sanksionohen në mënyrë përkatëse.