Vazhdon gjykimi ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist të Banjskës. Gjyqtari në çështjen ‘Banjska’, Arben Hoti është ngritur në detyrë rreth një javë më parë, kësisoj, nga sot, në seancë si kryetari i trupit gjykues do të paraqitet Ngadhnjim Arrni.
Në ndërkohë, në seancën e fundit për këtë çështje, mbrojtja ka propozuar që si dëshmitar të dëgjohet Millosh Radosalvoviç, gjë që ishte aprovuar nga trupi gjykues.
Të akuzuar për sulmin terrorist të Banjskës janë Bllagoje Spasojeviç, Vladirmir Toliç dhe Dushan Maksimoviç.


