Gjykimi për zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçan, ku humbën jetën 63 persona, përfshirë fëmijë, dhe u lënduan mbi 200 të tjerë, vazhdon sot në gjykatën e Idrizovës. Gjykimi do të vazhdojë me deklaratat hyrëse nga mbrojtja, pasi në seancën e mëparshme, të gjithë të akuzuarit deklaruan se nuk ndihen fajtorë për krimet për të cilat akuzohen.
Disa prej tyre shprehën ngushëllime familjeve të viktimave dhe theksuan se e kuptonin akuzën, por nuk e pranonin fajësinë për “krime të rënda kundër sigurisë publike”.
Në seancën e mëparshme, mbrojtja e të akuzuarit të parë, pronarit të diskotekës Dejan Jovanov, pronarit të kafenesë MMMM, Mitko Stojanov, rojes së sigurisë Stojanço Dimitriev dhe Grozdan Millkovski, pronarit të objektit, dhanë deklaratat hyrëse. Disa nga të akuzuarit, në deklaratat e tyre hyrëse, kontestuan bazën e akuzës.
Avokatët theksuan se klientët e tyre nuk ndërmorën asnjë veprim që do të kishte lidhje të drejtpërdrejtë me ngjarjen tragjike dhe se ata posedonin dokumentacion të vlefshëm. Ata njoftuan paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve të cilët, sipas tyre, do të konfirmojnë se të akuzuarit nuk janë përgjegjës për zjarrin dhe se tragjedia është rezultat i dështimeve institucionale, jo i fajit personal.


