Fakti që Gjykata penale i refuzon të gjitha paraburgimet që i kërkon Prokuroria Speciale Publike është një konfirmim i serishëm i drejtësisë selektive. Kështu mendon ish prokurori Aleksandar Nakov, pasi pjesa më e madhe e 18 kërkesave për paraburgim nga Katica Janeva janë refuzuar një nga një.
Kur bëhet fjalë për masat e paraburgimit më duhet të theksoj se në gjyqësor ekzistojnë dy standarde. Dy standarde në kuptimin e asaj kush e bën propozimin e përcaktimit të masës së paraburgimit. A e bën këtë PSP-ja apo Prokuroria e rregullt. Në rastin e parë të gjitha kërkesat janë të refuzuara apo të zëvendësuara me ndonjë masë tjetër. Dhe nëse kërkesa është dorëzuar nga Prokuroria e rregullt 99% pranohen propozimet e masës për paraburgim- tha ish prokurori Aleksandar Nakov.
Por, a mund të flitet për përgjegjësi të gjykatësve që marrin vendime të tilla? Sipas Nakovit gjykatësit kanë të drejtë të gjerë në bindje të lirë gjyqësore, por kjo nuk do të thotë se kanë të drejtë të mbyllin sytë para dëshmive. Ai vlerëson se mund të flitet edhe për përgjegjësi potenciale penale, posaçërisht kur shkelen afatet për vendimmarrje në raste të këtilla.
Afatet janë shkelur ndërsa vendime nuk kemi. Dëgjojmë tregime të ndryshme, tani është fundjavë këtu dalim më jashtë kornizave. Nëse bisedoni, jo patjetër me mua, me cilindo pak më me përvojë në drejtësi do t’iu tregojë se kjo nuk ka qenë kështu kurrë më parë. Këtu e shoh përgjegjësinë e gjykatësve që ta interpretojnë ligjin vetëm në mënyrën se si atyre iu konvenon apo urdhërdhënësve të tyre- shtoi Aleksandar Nakov.
Kjo mënyrë e veprimit sipas Nakovit tashmë shkaktoi një precedencë që shumë lehtë mundet edhe të përsëritet. Në rastin e Sead Koçanit, gjykata së pari e refuzoi paraburgimin, por kur u vendos pas ankesës së PSP-së ai kishte mjaft kohë dhe hapësirë të ikë para se t’i shqiptohet masa e paraburgimit.
Alsat