Gjykata Supreme në seancën e sotme duhet të debatojë për Kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë të shtruar nga Prokuroria Publike Speciale për aktgjykimin për të akuzuarin e gjashtë në rastin “Puçi”, Zvonko Kostovski. Gjykata Penale e Shkupit më 25 shkurt solli aktgjykim për ish të punësuarin në DSK, Zvonko Kostovski, me sqarimin se si person zyrtar në MPB prej vitit 2010 në mënyrë të paautorizuar e ka shfrytëzuar pajisjen e MPB për ndjekjen e komunikimeve dhe në të ka futur numra telefoni të politikanëve dhe personaliteteve të tjera publike.
Kostovski e nënshkroi marrëveshjen me Prokurorinë publike dhe u pajtua për vuajtjen e dënimit me burg trevjeçar. Kërkesa në Gjykatën Supreme është dorëzuar, pasi që sipas PPS dënim nuk mund të vuaj vetëm i akuzuari i gjashtë si ndihmës për përgjimin ilegal, ndërsa të mos përgjigjen autorët. Prandaj PPS kërkoi rishikim të aktvendimit që të përcaktohet përgjegjësi për të gjithë faktorët, si dhe për shkak të fakteve kontradiktore në rastet “Puç” dhe “Target”.
Gjykatësit suprem sot duhet të vendosin edhe për kërkesën e Prokurorisë Publike Speciale (PPS) për ngrirjen e pronës së VMRO-DPMNE-së, pasi që paraprakisht Gjykata penale e refuzoi këtë kërkesë. PPS dyshon se prona e VMRO-DPMNE-së është fituar në mënyrë të paligjshme dhe prandaj kërkon që ajo të ngrihet.

