22 May
Bisedat e përgjuara ilegale mund të jenë dëshmi në gjykatë. Ky është qëndrimi i ish gjykatëses të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, Mirijana Lazdrova Trajkovska. Ajo ishte pjesë e seancës së përgjithshme të Gjykatës Supreme ku shqyrtohet mundësia bisedat e përgjuara të përdoren si dëshmi.
Për shkak të masovitetitt të kësaj dukurie, e cila hynë në rrënjët sistemore të saj, meriton të zbatohet parimi i interesit publik në hetimin për të vërtetën dhe kjo duhet t’i udhëheqë gjykatësit. Praktika lejon zbatimin e këtyre dëshmive nëpër procedura. Do të thotë, udhëzues patjetër të jetë interesi publik viza-vi interesit privat, respektivisht mbrojtja e jetës private të të akuzuarve- deklaroi Mirjana Lazarova Trajkovska, ish gjykatëse në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Trajkovska thotë se nuk guxon të vlejë rregull i përgjithshëm, por gjykatat duhet të vendosin për përdorimin e provave të fituara në mënyrë joligjore varësisht nga rasti.
Gjykata Supreme nuk mund ta merr rrolin e ligjvënësit dhe ajo ta rregullojë këtë materie, por duhet të lejojë individualizim për çdo rast. Ngel që gjykata të vendosë në çfarë procedure provat e siguruara joligjore të pranohen si prova, në procedurë tjetër do të përdoren si tregues, ndërsa në disa procedura ndoshta edhe do të hidhen poshtë- theksoi Mirjana Lazarova Trajkovska.
Për mbështetjen e qëndrimeve të saja, Trajkovska ka prezantuar rreth 35 aktgjykime të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut. Para gazetarëve e përmendi edhe aferën “Veshi i Madh” kur u ngritën procedura nga gazetarë, ndërsa provat u pranuan nga gjykata.
Seanca e përgjithshme ku duhet të merret vendimi nëse përgjimet do të mund të merren si dëshmi ose jo, po anulohet disa herë radhazi. Një pjesë e ekspertëve theksojnë se kryetari i Supremes nuk guxon të këmbëngulë që këto biseda të mos përdoren si prova pasi një pjesë e madhe e tyre tregojnë për krim të mundshëm.
Alsat M

