Gjykata e Supreme ka shpallur konkurs për mirëmbajtjen vjetore të softwerit të sistemit AKMIS për shpërndarjen elektronike të lëndëve në gjyqësi. Për mirëmbajtjen e softwerit të këtij sitemi Gjykata Supreme ndanë 56 mijë euro, kurse konkursi është shpallur në Biron për furnizime publike.
Në raportin e fundit të publikuar nga Këshilli i Drejtësis për zbatimin e sistemimit AKMIS janë konstatuar parregullsi në shpërndarjen e lëndëve në Gjykatën Penale dhe atë të Lartë. Në opinion ka pasur spekulime të shumta se manipulime të ngjashme me shpërndarjen e lëndëve ka pasur edhe në Gjykatën administrative. Thuhet se keqpërdorime viteve të fundit ka pasur me ndarjen e lëndëve lidhur me shqyrtimin e parrëgullësive zgjedhore. Në të kaluarën ka pasur raste kur ankesat e opozitës vazhdimisht janë shqyrtuar vetëm nga një Këshill gjyqësor, që ka hapur dyshimet se lëndët janë ndarë në dorë.
Raporti nga Këshilli i Drejtësis për sistemimin e AKMIS ishte dërguar dhe deri te Kryetari i Këshillit gjyqësor Zoran Karaxhovski. Ai, në prononcim për mediat pati thënë se ende nuk kanë qëndrim konkret për raportin, pasi disa antarë të Këshillit nuk kanë çertifikata sigurie për të disponuar atë.
Skandali me sistemin AKMIS, përfshinë gjykatësin Vlladimir Pancevski i cili punoi të gjitha lëndët e Prokuroris Speciale Publike, i cili ishte i njohur në publik si i afërt me ish-kryetarin e Gjykatës Penale në Shkup, Jovo Vangelovski. Nevoja për kontroll të sistemit AKMIS erdhi pas vërjetjes në raportin e Pribesë ku thuhej se ekzistojnë përceptime se lëndët gjyqësore nuk janë ndarë nëpërmjet sistemit AKMIS.
Pas skandalit me këtë sistem ish ministri I drejtësis Bilent Saliji, paralajmëroi trup të pavarur revizor I cili njëher në vitë do ta kontrolloj sistemin AKMIS.
Arbnora Memeti
Almakos