11 April
Gjykata Supreme i ka hedhur poshtë ankesat e 17 gjykatësve nga Gjykata Penale të cilët kontestonin sistemimin e ri të tyre. Ushtruesi i ri i detyrës, kryetar i Gjykatës Penale, Stojançe Ribarev e përgatiti sistemimin e gjykatësve dhe në pozicione kyçe vendosi gjykatës, të cilët janë pjesë e bisedave të përgjuara ose për të cilët Prokuroria Speciale kërkon që të vërtetohet veprimi joprofesional. Paraprakisht, Gjykata Supreme pranoi 7 ankesa të gjykatësve të Penales dhe ata u ankuan për sistematizimin e përgatitur nga kryetarja e atëhershme Tatjana Mihajllova.