27 April
Gjykata supreme e shtyu për kohë të pacaktuar votimin me të cilin të gjitha materialet e përgjuara do të shpalleshin si të pavlefshme për prova në procedurat gjyqësore. Sipas kryetarit të Supremes, Jovo Vangellovski, i cili personalisht i ka bërë propozimet, gjykatësit kanë pasur nevojë për konsultime plotësuese për këtë lëndë.
Seanca e përgjithshme rreth kësaj teme do të mbahet në ndonjë seancë të re ku do të ftohen edhe ekspertë të jashtëm. Do të ftohen ish gjykatësja në Gjykatën evropiane në Strazbur, Mirjana Lazarova Trajkovska, që ta prezantojë praktikën e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në raste të këtilla – deklaroi Telop- Jovo Bagellovski, kryetar i Gjykatës Supreme.
Alsat M deri më tani nuk mori përgjigje nga gjykatësja Llazarova Trajkovska për atë a do ta pranojë këtë detyrë. Por, qëndrimet e saja botërisht janë të njohura, se materialet e përgjuara nuk munden të përjashtohen si prova. Sipas saj, kjo vlen sidomos për lëndët të cilat kanë të bëjnë me rrezikimin e interesit të përgjithshëm. Zhvillimi i këtillë i situatës është fitore e vogël e Gjykatës Speciale, të paktën kur janë në pyetje pengesat me të cilat ballafaqohej Janeva para gjykatave. Gjykata supreme thuajse tre javë e shtyn votimin rreth kësaj pike, bashkë me një vendim tjetër i cili drejtpërdrejtë ndikon në punën e Speciales. Ka munguar vetëm një votë e gjykatësit nga 11 votat e nevojshme që Katica Janevës t’i ndalohet të dorëzojë kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë.
Seanca e përgjithshme nuk solli ndonjë qëndrim parimor me të cilin do të pranohej se e drejta për kërkesën e mbrojtjes së ligjshmërisë është e drejtë ekskluzive e Prokurorisë Publike – shtoi Jovo Vagellovski.
Thënë më ndryshe, Prokuroria e Marko Zvërlevskit ende ka të drejtë për dorëzime të tilla edhe në lëndët e Speciales, njëjtë sikur që kërkuan që paraburgimi i Sead Koçan të rishqyrtohet për shkak të shkeljes së procedurës. Për këtë kërkesë do të vendosë një Këshill i gjykatësve në Gjykatën supreme, aty ku Vangellovski veç më bëri ndryshimet që i përshtaten atij. Kjo do të thotë se mbetet rruga e hapur që Koçan me kërkesë të Prokurorisë së Zvërlevskit të mbetet qytetarë i lirë. Por, nga ana tjetër, Prokuroria Speciale, të paktën për tani, e mban të drejtën që edhe ato të dorëzojnë kërkesa të këtilla, njëjtë si në rastin kur u ankuan për “marrëveshjen” e të akuzuarit në rastin “Puçi” Zvonko Kostovski.
Alsat M