Shaban Syla është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale, kanë konfirmuar në organizatën e veteranëve.
Ftesa ndaj tij është konfirmuar nga kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili ka thënë shkurtimisht për Express se sot kanë marr informacion për Ibrahim Gashit, Shaban Sylën e Fazli Behramin.
Syla është dënuar në rastin “Bllaca 2” për tentim vrasjen ndaj Adem Salihajt.
Gucati ndërkaq ka publikuar në Facebook lajmin se sot është ftuar për intervistim edhe Fazli Behrami.
“Tash e mora lajmin qe i ftuar nga gjykata speciale ështè bashkëluftetari i brigades 113 “Mujë Krasniqi”, Fazli Behrami. Edhe ky, si gjithë të ftuarit tjerë, do të dalin faqebardhë”, ka shkruar ai./GazetaExpress/




