Kryeministri Zoran Zaev në rastin Ryshfeti është liruar nga akuza, pasi që prokurori publik nuk ka shfaqur prova të majftueshme, që tregojnë se Zaev e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
Zaev në këtë rast ka qenë i akuzuar, se si kryetar i Komunës së Strumicës ka kërkuar ryshfet rreth 160.000 euro nga një biznismen nga Strumica për privatizimin e pronës ndërtimore.