Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Armand Dukës për përjashtimin e gjyqtarit Genti Shala, i cili do të shqyrtojë çështjen e pezullimit nga detyra e kreut te FSHF-se.
Rikujtojmë se pak ditë më parë Duka u zgjodh për herë të gjashtë në krye të FSHF-së.
Duka mbetet ende nën hetim nga Prokuroria për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh ndërsa Gjykata la në fuqi masën e pezullimit nga detyra.
Nga hetimet e deritanishme të prokurorisë ka rezultuar se në disa nga dosjet e ekipeve ka një numër më të vogël lojtarësh të federuar krahasuar me atë të deklaruar në sistemin “Comet”, i cili është sistemi që merret për bazë në lidhje me gjenerimin e të dhënave zyrtare për numrin aktiv të lojtarëve të federuar. Numri i lojtarëve të federuar është përcaktues sipas satutit të FSHF-së dhe Shoqatës Rajonale Tiranë për përfaqësimin në asamblenë e përgjithshme nga delegatët e çdo shoqate apo klubi pjesëtar.
Pa asnjë surprizë, ai arriti që të siguronte 37 vota nga 43 votues të vlefshëm që morën pjesë në Asamble duke vijuar drejtimin e institucionit më të rëndësishëm të Futbollit në vend edhe për 4 vitet e ardhshme.



