Prokuroria Themelore Publike- Shkup, informon opinionin se deri në këtë moment, janë të identifikuar edhe tre persona që janë të përfshirë në sulmin ndaj deputetit Z.S gjatë njgjarjeve në Parlamentin e RM-së më 27.04.2014. Nga dëshmitë e para të siguruara deri më tani, Prokuroria Themelore Publike- Shkup vlerëson se ekziston dyshim i bazuar se këta persona, së bashku me persona të tjerë, kanë kryer veprën penale “Vrasje” nga neni 123 pika 1 në lidhje me nenin 22 dhe në lidhje me nenin 19 nga Kodi Penal.
Prokurori publik përkatës dha urdhër për aplikimin e masave të procedurës hetimore kundër këtyre dy personave për veprën penale të sipërpërmendur. Gjithashtu, me vlerësim të Prokurorisë publike, kundër të dyshuarve është e patjetërsueshme që të meren masa për sigurimin e tyre, për çka prokurori publik deri te gjykatësi në procedurë paraprake dha propozim për dhënien e masës paraburgim, sepse ekzistojnë të gjitha bazat ligjore për këtë. Gjykatësi i procedurës paraprake 3 personave të dyshuar u ka shqiptuar masë paraburgimi prej 30 ditëve, njoftojnë nga Prokuroria./Almakos

