Këshilli për vlerësimin e aktakuzës në Gjykatën Penale, duke vepruar sipas propozim akuzës që e ka dorëzuar Prokuroria Speciale Publike i ka pranuar akuzat për rastet “Tarifa” dhe Traektorja”. Seancat gjyqësore priten të caktohet.
“Trajektorja”është lënda në të cilën 4 funksionarë të Qeverisë së VMRO-DPMNE-së dyshohet se kanë ndërmarrë veprime me të cilat janë ndërtuar seksionet e autostradës Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër, gjatë së cilës kanë pranuar ofertë më të shtrenjtë për tenderin, me çka buxhetit të Maqedonisë i kanë bërë dëm prej 150 milionë euro. Të dyshuarit janë marrë vesh vetëm me një ndërmarrje.
Në rastin me emrin “Tarifa” si që lajmëroi PSP, shkruan Portalb.mk., shtatë personat kanë keqpërdorur pozitën gjatë tenderimit për blerjen e softuerit për nevojat e Sh.A ELEM-it.
Të dyshuarit, kanë mundësuar që kompania fituese të merr tenderin me vlerë prej 4.092.420 euro duke mos dorëzuar dokumentacionin e plotë.
Njëkohësisht, një nga personat e dyshuar ka qenë përgjegjës për sigurimin e “Modulit për menaxhment”, modul për te cilin nuk ka pasur nevojë të blihet, megjithatë e ka blerë nga një kompani tjetër. Më tej janë dhënë para për modulin që asnjëherë nuk e kanë vendosur në përdorim, me këtë e kanë dëmtuar shtetin me 16.800 euro.
Sipas dëshmive të PSP-së, të dyshuarit kanë “siguruar” sistem i cili është dashtë të implementohet në deri më datë 11.02.2013 dhe nuk është implementuar ndërsa deri më tani në përgjithësi janë paguar 3.700.000 euro.