Shtyhet sërish seanca e re gjyqësore për lëndën e PPS-së “Dhuna në Qendër”, e cila duhej të mbahet sot në Gjykatën Penale.
Në seancat paraprake, fajin për ngjarjet para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013 e pranuan i akuzuari i katërt, Tomisllav Llazarov, dhe i akuzuari i pestë, Jordan Ristevski.
Në këtë lëndë janë akuzuar edhe 12 persona, mes të cilëve lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, dhe deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova.
Ata akuzohen nga PPS-ja për nxitje të dhunës që ka ndodhur gjatë protestave para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013.
Gjykata e Apelit e pranoi ankesën e PPS-së dhe vendosi se në procedurën e dëshmimit mund të shfrytëzohen regjistrimet nga bisedat e përgjuara.
Seanca e radhës pritet të caktohet në mënyrë plotësuese.