Gjykata Penale e Shkupit, sot do të vendos për kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për paraburgimin e biznesmenit Sead Koçan, i cili është i dyshuari i parë në rastin “Trust” për krim financiar prej 17 milionë eurove. Dëgjimi është caktuar në ora 10.
Gjykata Penale po vendos për së dyti herë për paraburgimin e Koçanit, pasi që të premten e kaluar Gjykata Supreme e Jovo Vangellovskit, ka vepruar sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore Publike të Marko Zvërlevskit, për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe me këtë të fundit i shfuqizoi të gjitha vendimet paraprake të Gjykatës Themelore dhe të Apelit të cilat kishin pranuar kërkesën e PSP-së për paraburgim të Koçanit.
Gjykata Supreme e ktheu lëndën përsëri në Gjykatën Themelore Shkupi 1 që e njëjta përsëri të vendos, ndërkaq Këshilli Penal në këtë gjykatë dje shpejtë e zbatoi aktgjykimin dhe lëndën e ktheu që nga fillimi, gjegjësisht te gjykatësi i procedurës paraprake.

