03 July
Gjykata Penale ende nuk ka miratuar vendim për paraburgim në rastin “Titanik”. Vendimet janë duke u shkruar, ndërsa Gjykata Shkupi 1, mbetet të njoftojë nëse do ketë paraburgim për ish-kryeministrin, Nikolla Gruevski, ish-ministrat në qeverinë e tij,
Mile Janakieski dhe Gordana Jankullovska dhe sekretarët e përgjithshëm të qeverisë, Martin Protugjer dhe Kirill Bozhinovski. Të gjithë janë të akuzuar për ryshfet në zgjedhje, si dhe shkelje të së drejtës për të votuar. Ndryshe nga e premtja deri dje, Penalja i refuzoi të gjitha kërkesat për paraburgim të parashtruara nga Katica Janeva. Nga PSP njoftuan për ankesa në Gjykatën e Apelit, ndërsa sot njoftuan se nga gjykata u kanë arritur shpjegime të ndryshme pse nuk është përcaktuar asnjë paraburgimin për të akuzuarit.
Të drejtat tona që i kemi në procedurë është e drejtë për të investuar ilaçe juridike, dhe gjatë kësaj jave varet si do rrjedh e drejta e apelit do të parashtrohen edhe apelime kundër vendimeve dhe do ju njoftojmë menjëherë – deklaroi Lençe Ristovska, Prokurore Speciale Publike.
Ljupço Shvërgovski avokati i ri i Sasho Mijalkovit do të apelojë vendimin që ish shefi i policisë sekrete të mbetet pa pasaportë.
Vijon procedurë rreth apelit të vendimit për masën e kujdesit që i është përcaktuar, pastaj e dini si vijon me procedurë duhet të vlerësohet aktakuza, dhe të shohim se si do vendos gjykatësi me ankesë, apo Këshillin që duhet të vendosë mbi vlerësimin e aktakuzës – tha avokati Ljupço Shvërgovski.
Përveç Sasho Mijallkovit, gjykata nuk shqiptoi paraburgim për asnjë të paditur në “Titanik” për keqpërdorime zgjedhore. Me pëlqimin e Gjykatës Penale Shkupi 1, paraburgim nuk ka as për zyrtarët e BDI-së Ejup Alimi dhe Ismet Guri, e as masa të kujdesit për liderin e PDSH-së Menduh Thaçi dhe anëtarin e KSHZ-së, nga partia e tij, Bedredin Ibrahimi.
Bojan Stojanovski

