Gjykata Penale e Shkupit në tërësi ka pranuar aktakuzën kundër mjekut Zhan Mitrev dhe klinikës që ai drejton.
Nga gjykata, përcjell SHENJA, kanë njoftuar se është caktuar edhe data e seancës së parë, që do të jetë më 28 shkurt 2023.
“Duke vlerësuar të gjitha faktet dhe argumentet e palëve, është marrë vendimi me të cilin miratohet aktin në tërësi. Pas miratimit të aktakuzës, është formuar lëndë penale me Kodin Penal nr. 349/23 i cili sipas sistemit AKMIS i është ndarë gjyqtarit për procedurë të mëtutjeshme dhe seanca kryesore është caktuar për datën 28.02.2023 në ora 09:30, për të cilën palëve do t’u dërgohen ftesa”, thuhet në njoftimin e Gjykatës penale.
Sipas informacioneve lënda i është caktuar gjykatëse Lidija Petrovska e cila ka përvojë pothuajse 10 vjeçare në gjykatën, gjegjësisht është e zgjedhur për gjykatës në gusht 2013. /SHENJA/
Data 09.07.2025
Aktuale
- “Tak Fak” në bregdetin e veriut: Plazhi i Tales me çmime të ulëta, peshku luks dhe domatet në modë
- Dorëhiqet kreu i AMP-së, Florian Sulejmani
- Në gjuhën Shqipe si asnjëherë më parë përurohet Interkonektori i ri i Gazit me Republikën e Greqisë
- Zjarri afër Dojranit zgjerohet edhe në territorin grek, po intervenojnë edhe zjarrfikësit e Greqisë
- VLEN: Kur ishin në pushtet, funksionarët e BDI-së flisnin maqedonisht mes vete, sot vajtojnë për shqipen!
- Dosja e Prokurorisë në rastin e Agon Zejnullahut
- Gaza në buzë të katastrofës – foshnje të shumta në një inkubator
- Ushtria do të kyçet në shuarjen e zjarreve në Maqedoninë e Veriut